Senatori amerikan Chris Murphy, ka mbajtur një adresim për media pas takimit që pati sot me kryeministrin Albin Kurti, gjatë vizitës në Kosovë.
Murphy, u shpreh se po investojnë kaq shumë në sigurinë e Evropës, Ballkanit, e në veçanti Kosovës, meqë sipas tij në këtë rajon askush tjetër nuk ishte më shumë përkrahës i sanksioneve kundër Rusisë.
”Ne jemi këtu si delegacion dypartiakë për të kremtuar aleancën mes ShBA-së dhe Kosovës. Kjo është vizita ime e tretë në Prishtinë dhe më vjen kaq mirë të dëgjojë për zhvillimin ekonomik në Kosovë. E kemi filluar vizitën tonë në kampin Bond Steel, dhe kampin Lya” tha Murphy.
”Na vjen mirë që patëm mundësi që të dëgjojmë nga udhëheqja. Na vjen keq, jemi të pikëlluar për humbjen e sekretares së shtetit [Albright] dhe familja e saj e çmon lartë memorialin e saj që keni ngritur këtu në Kosovë”.
”Në diskutimet tona folëm për interesat e përbashkëta. Më shumë kemi të bëjmë me procesin për NATO dhe tash është më urgjente së kurrë, që shtetet si Kosova që janë më në përiferi që të gëzojnë mbrojtje”.
”Jemi këtu në një çast shumë historik në botë, sulmin e paprovokuar dhe brutal të Rusisë mbi Ukrainë”.
”Dhe për këtë aryse jemi kaq shumë të investuar për sigurinë e krejt Evropës, e gjithë Ballkanit, por veçanërisht edhe Kosovës. Dhe na vjen mirë që në këtë mënyrë të falënderojmë miqtë tanë sepse në këtë rajon askush nuk ka qenë më shumë përkrahës i sanksioneve kundër Rusisë, sesa Kosova”