Die. Nën 24th, 2024

Ismaili dhe Çitaku: Afera “Karteli i Rrymës” lidhet me majat e institucioneve dhe partisë në pushtet, kërkojmë hetim të hollësishëm nga prokuroria dhe Parlamenti

Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku kanë denoncuar sot aferën “Karteli i Rrymës”, në të cilin është përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Uran Ismaili ka thënë se kjo aferë lidhet me majat e institucioneve dhe partisë në pushtet, prandaj, ka kërkuar hetim të hollësishëm parlamentar të kësaj çështje.

“Sot jemi këtu për të ngritur zërin në emër të qytetarëve tanë dhe për të dënuar aferën e “Kartelit të Rrymës”, që tani ka depërtuar në majet më të larta të institucioneve dhe të partisë në pushtet. Ne kemi pasur një kërkesë të vazhdueshme për të themeluar një komision parlamentar hetimor, që do të hetonte procesin e shpenzimit të 100 milion eurove të dedikuara për blerje të rrymës. Kjo e drejtë kushtetuese e deputetëve e penguar nga Kryeministri Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij, ka për qëllim që të mbajnë larg dritës kontratat e shitblerjes së rrymës, sepse, kështu do të zbulohej rrjedha e parasë si dhe lidhjet potenciale të Kartelit të Rrymës me bashkëpunëtorët e Kryeministrit Kurti”, ka thënë Ismaili.

Ismaili ka thënë se raportimet e shumta financiare të kompanisë të Serbisë nga parat e 100 milionshit, duke se janë vetëm fillimi i një bunari të thellë korruptiv, ku miliona euro të qytetarëve janë shpërndarë në transaksione me kompani serbe, e për më keq, ka dyshime të mëdha për transaksione edhe me kompani ruse.

“Prandaj, një hetim parlamentar ku do të përfshiheshin deputetët e pozitës dhe opozitës, tani është interes kombëtar. Komision parlamentar, i përbërë nga ekspertë e anëtarë të shoqërisë civile, ku të gjithë së bashku do të hetonim se Ku, Si dhe Kujt u janë dhënë këto miliona euro të taksave tona.”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Ismaili.

Të gjeturat tregojnë se në janar të këtij viti, atë kohë kur Qeveria me paaftësinë e saj e zhyti vendin në krizë energjetike, raportohet se KEK-u ka shitur energji elektrike Kompanisë GEN-I me çmim prej vetëm 105 euro për megavat. Në të njëjtën periudhë, KEK-u ka blerë energji elektrike nga kompania me seli në Beograd me një çmim prej 255 euro për një megavat.

“Pra, Kosova ka blerë shtrenjtë, e Beogradit i ka shitur lirë. Ajo që tani dihet është që gjatë muajit dhjetor dhe janar, për dy muaj, është blerë energji elektrike në vlerë prej 4.2 milion euro nga kompania GEN-I me seli në Serbi, e nga dëshmite që janë zbardhur nga mediumet sllovene paraqitet lidhja se Martin Berisha është paguar rreth 600 mijë euro nga kjo kompani.”, ka thënë më tej ai.

Ambasadori i Kosovës i emëruar politikisht, Martin Berishaj e ka mbajtur sekret kompaninë në fjalë. I njëjti nuk e ka deklaruar as në formularin e deklarimit të pasurisë.

Prandaj, sipas nënkryetarit të PDK-së, është shumë shqetësuese niveli i shtrirjes, që përfshinë shumë institucione: prej Ambasadës së Kosovës në Kroaci, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, deri te kupola e gjithë këtij rrjeti: Kryeministri dhe Presidentja e Republikës së Kosovës.

“Ende sot nuk ka një pergjigje të qartë nga Kryeministri Kurti po Presidentja Osmani, është apo nuk është paguar Martin Berisha nga GEN-I? A është e vërtetë që Ambasadori Berisha ka pasur apo ka kontratë me kompanine GEN-I? A ka fillur prokuroria hetimet për pagesat e paraqitura në mediumet sllovene qe kapin vlerën e 600 mijë eurove?”, ka pyetur më tej Ismaili.

Në fund, Ismaili ka thënë se të gjitha këto na ndihmojnë të kuptojmë situatën dhe tregojnë pse është ngritur çmimi i rrymës

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *