Die. Nën 24th, 2024

Murati: Tërheqja e mjeteve të Trustit shkakton precedent të rrezikshëm

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se për shkak të ngritjes së çmimeve për produktet esenciale të ndikuara nga invazioni rus në Ukrainë, Qeveria ka miratuar Projektligjin për rishikimin e buxhetit 2022 për një periudhë të jashtëzakonshme.

Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ministri Murati theksoi se një rishikim pas katër muajve mundëson të plotësohen nevojat në këtë kohë krize.

“Rishikimi është bërë vetëm në Ministrinë e Financave, me një shtim prej 150 milionë euro. Vlera që shtohet e buxhetit është 150 milionë e 500 mijë euro dhe rishikimi bëhet vetëm në Ministrinë e Financave në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, te kategoria subvencione dhe transfere. Kjo vlerë financohet nga rritja e të hyrave prej 66 milionë euro”, theksoi ai.

Deputeti Avdullah Hoti tha se ky projektligji nuk i plotëson kushtet e Ligjit për menaxhimin e financave publike.

Duke iu përgjigjur deputetit të PDK, Mërgim Lushtaku në lidhje me kundërshtimin e qeverisë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, ministri Murati tha se kjo shkakton precedent të rrezikshëm dhe rritje edhe më të larta të çmimeve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *