Policia e Kosovës ka shpallur rezultatet për rekrutim dhe seleksionim të zyrtarëve policorë.
Lista e rezultateve meritore përfshin rezultatin e dy fazave të testimeve.
Renditja e kandidatëve, sipas Policisë, është bërë sipas meritës, dhe atë sipas kësaj kronologjie: rezultati nga testi me shkrim i kandidatit vlerësohet me 60% dhe vlerësimi i testit-intervistës gojore 40%.
Kandidatët të cilët kanë rezultatin e intervistës me gojë 70% e vazhdojnë procesin, ndërsa ata te cilët janë nën 70% nuk e vazhdojnë procesin.
Kandidatët të cilët janë në listën meritore, mund të ftohen të vazhdojnë procesin e rekrutimit brenda dy viteve nga data e publikimit të listës meritore, varësisht nga nevojat e organizatës.
Për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësorë kandidatët do të informohen me kohë.
Policia ka njoftuar gjithashtu se do të ndërmarrë masa të veçanta për promovim të barazisë gjinore, me këtë rast, të rrisë përfaqësimin e zyrtareve policore gra, në Policinë e shtetit.
Kështu, gjinia femërore do të ketë përparësi në procesin e rekrutimit.
“Duke u bazuar në vendimin e datës 27/10/2021 me nr ref: 01/0847 për zbatimin e masave të veçanta të përkohshme afirmative, Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të veçanta të përkohshme me qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta gjinore, promovimit të barazisë gjinore dhe me qëllim të rritjes së përfaqësimit të zyrtareve policore gra në Policinë e Kosovës.
Masat e veçanta që do të ndërmerr Policia e Kosovës do të zbatohen në procedurën e rekrutimit dhe punësimit në Policinë e Kosovës, në mënyrë që gjatë procesit të rekrutimit të zyrtarëve policorë nga të gjithë ata kandidatë që do të plotësojnë kushtet dhe kalojnë pragun e kalueshmërisë 70% përparësi do të këtë gjinia femërore” thuhet në njoftimin e Policisë.
Rezultatet mund ti shihni duke klikuar në linkun më poshtë:
https://www.kosovopolice.com/wp-content/uploads/2022/04/LISTA-E-REZULTATEVE-MERITORE-LISTA-E-PRITJESLISTA-ZASLU%C5%BDNIH-REZULTATA-LISTA.pdf