Die. Nën 24th, 2024

Polici plagosi dy persona te Liqeni i Badovcit, detaje nga rasti

Media më parë raportoi për plagosje në fshatin Mramor të Prishtinës, saktësisht te Liqeni i Badovcit.

Burime kanë dhënë detaje të tjera nga rasti, ku dy persona janë plagosur.

Aty pati shkëmbim zjarri mes një polici dhe dy personave që ndodheshin në një motoçikletë.

Kështu, nga të shtënat e armës së policit, kanë mbetur të plagosur dy personat që ishin në motoçikletën në lëvizje.

Burime tona pohojnë se njëri është plagosur me 4 plumba kurse tjetri me dy.

Po ashtu në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma 10mm.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *