Enj. Tet 24th, 2024

Scholz zotohet se do ta shtyjë përpara çështjen e vizave, i kërkon Kurtit konstruktivitet në dialog

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se shpejt pritet të vizitoj Kosovën.

Poashtu ai ka thënë se kanë biseduan për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.

Kosova, sipas tij, meriton vlerësim të madh pasi u rreshtua në rrugë të drejtë.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Scholz ka kërkuar konstruktivitet në dialog nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Pas takimit të përbashkët në Berlin, kancelari gjerman tha se kohën e sotme kur po ndodh lufta në Ukrainë, është e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor të zgjidhen problemet.

Ai tha se objektivi i dialogut është marrëveshja e gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Krahas kësaj në një konferencë për medie me Kurtin, kancelari gjerman shtroi nevojën e përparimit të shpejtë për liberalizimin e vizave. Ndërkohë kërkoi bashkëpunim rajonal përmes Procesit të Berlinit. Kancelari gjerman e vlerësoi si pozitive pozicionin e Kosovës pas agresionit rus në Ukrainë./

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *