Die. Nën 24th, 2024

Kamberi: Refuzohet përsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka refuzuar ankesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit.

Kamberi thotë se me gjithë presionin serb dhe përpjekjet për të pamundësuar zërin e shqiptarëve në Parlament nuk mund të ndalin vullnetin e shqiptarëve.

“Megjithë presionin e Ivica Daçiqit dhe SPS, lajm i mirë që sot Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka refuzuar ankesën e tyre për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit. Presioni politik i strukturave qendrore në Beograd ndaj organeve zgjedhore kundër shqiptarëve është vazhdimësi e praktikave të viteve ’90”.

“Sado që vazhdojnë përpjekjet për ta pamundësuar zërin e shqiptarëve në parlament, ato nuk do të mund ta ndalin vullnetin e mbi 13.000 votave të shqiptarëve të Luginës. Për Luginën dhe për shqiptarët në përgjithësi do të flasin të zgjedhurit e tyre sipas interesave të tyre” ka shkruar Kamberi në Facebook.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *