Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është pyetur nga mediat për rastin e bartjes së përgjegjësive të presidentes tek kryetari i Kuvendit. I pari i Kuvendit ka thënë se deri tash nuk ka pasur delegim të kompetencave.
“Këto janë të rregulluara me ligj, nuk ka pasur ndonjë rast të tillë, e vetmja ajo që është e paraparë me protokoll është që njëra prej figurave politike të nivelit të lartë të qëndrojë në Kosovë dhe t’i performojë detyrat e veta. Përndryshe, nuk ka ardhur rasti deri në atë nivel”, theksoi ai.
Këto komente i bëri pas homazheve për përvjetorine e rënies së heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.
Ditëve të fundit, mediet kanë ngritur disa dilema, nëse presidentja e vendit është dashur që t’i bart kompetencat tek kryetari i Kuvendit pasi muaj më parë i ishte nënshtruar një operacioni në shtetin turk