Hën. Nën 25th, 2024

Pozita dhe opozita në Komunën e Prishtinës përplasen për “Sunny Hill”

Në emër të kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, propozimin për dhënien në shfrytëzim të parcelës së Komunës së Prishtinës “Suny Hill”-it, e bëri Doruntinë Maloku.

Bahri Gashi nga AAK-ja ka thënë se “Nuk mendoj me qu dorë për këtë punë, po më duket si kontrabandim me dhënë 17 hektarë tokë”.

Gëzim Mëhmeti nga AKR-ja : Në jemi të thirrur së pari ta mbrojmë interesin publik pastaj biznesor. Ne kemi hamendje me rrethana të tilla. Me shumë pak njohuri dhe me një kontratë shumë të mangët. Ne si të tillë nuk di ta votojmë”.

Gëzim Sveçla nga VV-jua “Zoti kryetar është më të vërtet një marrëveshje jo e favorshme e komunës. Duke filluar me kohëzgjatjen 99 vite. 30 fusha të futbollit po ja dhemë një kompanie private. Jemi fuqishëm t’i ndajmë parcela Suny Hill. Kontrata është e përpiluar në atë mënyrë që më tepër ka obligime komuna se sa qiramarrësi. Dihet mirëfilli që ky festival zgjat 5 dit. I gjithë produkti i ti si festival zgjat një muaj ditë. Sunny Hill Shpk mundet atje me shfrytëzu e me ndërtu hotele. T’lutna ktheje një marrëveshje më të kapshme edhe për qytetarët edhe për komunën”.

Përparim Rama, ka përmendur banalitete që i ka shteti i Kosovës nga “Suny Hill”.

“Ky festival bie artist të njohur botëror në Prishtinë. Ka krijuar mundësi për një numër të madh të turistëve që vin specifikash për festival Suni Hill ka sjell 8-9 milion euro të hyra”.

“Sunny Hill mundet me shku në Tiran në Shkodër ku t’ka qef nëse nuk e negociojmë. Gjithë ajo hapësirë janë për festivale dhe mundësi të ndryshme të kryeqytetit. Nëse angazhohet për veprimtari të tjera, ka me pas aty hotele, ka edhe mbyllje që nëse në mënyrë kohorë nuk aktivizohet Sunny Hill toka i kthehet Prishtinës. Kjo është bërë për mos me shku Sunny Hill diku tjetër, por për me ju kthy Prishtinës. 17 hektarë nuk janë shumë nëse keni vizion për ngritje sepse i gjithë kryeqyteti shndërrohet në kryeqytet të festivalit. Ka zhvillime të tjera që na sjellin punësim, artiste me renome botërore në Prishtinë”, ka thënë Rama.

Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës “The Sunny Hill, ShPK

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *