Die. Nën 24th, 2024

lajmet e mbremjes, e enjte 17.09.2020

Një përplasje e ashpër është zhvilluar ndërmjet deputetes Mimoza Kusari-Lila dhe kryeministrit Avdullah Hoti për çështjen e Ujmanit.Sipas Kusari-Lilës është e tmerrshme deklarata e Hotit ku e trajton Ujmanin në të njëjtin nivel si liqenin e Ohrit dhe atë të Shkodrës.Sipas saj ato janë liqene natyrore dhe përcaktohen me konventa ndërkombëtare.Sipas saj Hoti me nënshkrimin e tij po e jetëson idenë e Millosheviqit kur donte ta merrte Ujmanin.Hoti i është kundërpërgjigjur asaj duke thënë se është një debat dhe ballafaqim argumentues dhe jo fyes.Kusari – Lila më pas ia ka përmendur deklaratat e Hotit rreth Mini-Schengenit, që sipas saj, kryeministri i ka quajtur hipoteza.Ndryshimet në qëndrime që ka bërë Hoti, sipas Kusari-Lilës janë të frikshme.Kurse Hoti më pas i është kundërpërgjigjur se Kusari-Lila po tmerrohet me marrëveshjet e mira që ai po bën.***Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se kryeministri Hoti ka mashtruar qytetarët duke u nisur në SHBA për marrëveshje finale e duke mos e realizuar një të tillë.***Koordinatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka deklaruar pas takimit në Bruksel se të enjten nuk është diskutuar fare për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.”Natyrisht se delegacioni serb bëri përpjekje që ta hapë këtë temë, por ne e refuzuam kategorikisht”, ka thënë Hyseni.***Tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 43 raste të reja me koronavirus.Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 239 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 12.188. Në total janë 2087 raste aktive.***Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pronarët e automjeteve në Kosovë obligohen t’i shndërrojnë targat KS me ato RKS.“Të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012/2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”, thuhet në njoftim.***Zëvendësprokurori në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip, ka dhënë dorëheqje, pasi mijëra dosje, që ndër të tjera, thuhet se përmbajnë emra të dëshmitarëve dhe dëshmitë e tyre, kanë rënë në dorë të veteranëve të UÇK’së.raporton Gazeta Express.***Punëtorët shëndetësor në QKUK dhe spitalet e përgjithshme do t’i marrin me pagën e shtatorit për dy muaj nga 300 euro.***moti:.Të premten parashikohet mot pjeserisht me diell .Temperaturat do te levizin nga 9-24 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 14882.Të Shëruar: 12188, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *