Die. Nën 24th, 2024

BSPK arrin të mbledhë shumë protestues në Prishtinë

Ka nisur protesta e paralajmëruar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) me kërkesë miratimin e Ligjit për Paga. Protesta po zhvillohet në këto momente në kryeqytet.

Një numë i madh i personelit arsimor por edhe punëtor tjerë, i janë bashkuar kësaj thirrje për të protestuar para qeverisë me thirrjen “Kryeministër, realizo kërkesat tona. Parandalo grevën e përgjithshme”, raporton IndeksOnline.

Tutje, nga protesta janë dëgjuar edhe thirrje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që sipas tyre, të mos i mashtrojë me Ligjin për Paga, por ta bënë atë ose t’i ngritë pagat.

Për shkak të thirrjes nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, në shumicën prej shkollave të Kosovës nuk është duke u mbajtur mësimi. Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *