Die. Nën 24th, 2024

Kurti në Washington: “Bondsteel” të kthehet në bazë të përhershme të SHBA- në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, i ka vazhduar takimet në SHBA me kongresistë e politikanë të ndryshëm. Ai sot e ka takuar edhe kongresistin amerikan, Mondaire Jones, me të cilin kanë biseduar edhe për sigurinë në rajon pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Kurti gjatë takimit ka përsëritur kërkesën e Kosovës që kampi ushtarak në “Bondsteel” të kthehet në bazë të përhershme ushtarake të SHBA-së në Republikën e Kosovës.

“Kryeministri vuri theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’i vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë dhe përsëriti kërkesën që kampi ushtarak “Bondsteel” që ndodhet në Kosovë, të kthehet në bazë të përhershme ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të Kryeministrisë.

Kurti e ka njoftuar kongresistin Jones për përpjekjet dhe angazhimin për të tërhequr investime, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe të mirëpaguara në Kosovë.

“U diskutua për sigurinë në kontinentin e Evropës pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe rrezikun që ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në komunikatë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *