Die. Nën 24th, 2024

Mefail Bajqinovci: Qeveria e vendosur që t’i luftojë grupet kriminale dhe kontrabandën

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se Qeveria është e vendosur që t’i luftojë grupet kriminale dhe kontrabandën.

Ai thotë se vetëm duke u treguar të pakompromistë me elementet kriminale dhe ilegale do të janë në gjendje që të jenë llogaridhënës ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Qeveria është e vendosur t’i luftojë grupet kriminale dhe çdo formë të kontrabandimit në vendin tonë. Vullneti politik është duke u operacionalizuar në funksion të sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Vetëm duke u treguar të pakompromistë me elementet kriminale dhe ilegale ne do të jemi në gjendje që të jemi llogaridhënës ndaj qytetarëve që na kanë dhënë besimin për ta bërë ndryshimin prej qeverisjeve të kaluara”, ka thënë ndër tjera deputeti Bajqinovci.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *