Iniciativa “Ballkani i Hapur” mbetet një nga temat më të diskutuara edhe këto ditë.
Mospjesëmarrja e Kosovës ka arritur të sjellë debate të mëdha në opinonin publik, përcjell “Bota sot”.
Mirëpo, gjatë ditës së djeshme ajo që mori vëmendjen ishte që kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka konfirmuar më 26 maj se do të marrë pjesë në takimin e radhës së iniciativës “Open Balkan”, i cili në qershor do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Në lidhje me këtë ngjarje, ka folur profesori Muhamet Kelmendi, për “Bota sot”.
ImageMuhamet KelmendiFOTO GALERI
Ai thotë se Abazoviçqn nuk duhet shikuar si një qytetar shqiptar, por si një qytetar multinacional, pa përkatësi nacionale, i cili shkallë shkallë arriti të bëhet edhe kryeministër.
“Në takimin për “Ballkanin e Hapur” në Ohër po shkon si Kryeministër i Malit të Zi edhe Dritan Abazoviq. Ka shumë mendime për Dritan Abazoviç. Disa thonë se ka rrëshqitur në çështjen kombëtare. Atë nuk duhet shikuar si një qytetar shqiptar, por si një qytetar multinacional, pa përkatësi nacionale. Me këtë përcaktim politik e krijoi me të tjerët subjektin politik “Ura” dhe me këtë përcaktim u fut fillimisht në koalicion me partitë serbe në Mal të Zi. Ky koalicion qëndroi një vit. Koalicioni u shpërbë dhe tash në bashkëpunim dhe me tolerancë të partive politike e malaziase, sikundër edhe të shqiptarëve e musliman, e formoi koalicionin e ri dhe vet u bë Kryeministër”, u shpreh ai.
Profesori më tej flet për pjesëmarrjen e Abazoviqit në “Ballkanin e Hapur”, thotë që nëse merr pjesë në atë takim nuk do të thotë që do ta pranojë atë, për këtë arsyje nuk duhet të ngutemi të flasim.
“Pjesëmarrja në takimin e Ohrit, së bashku me nacional fashistin Vuçiqi, kryeministrin maqedonas dhe Ramën, nuk nënkupton edhe përkrahjen apo anëtarësimin e Malit te Zi në “Ballkanit të Hapur”. Duket se në Ohër shkon z.Abazoviq si vëzhgues pa të drejtë vote. Anëtarësimi është një proces tjetër. Natyrisht se edhe mund të anëtarësohet Mali i Zi. Për këtë i duhen votat e deputetëve malazeze dhe pajtimi i Presidentit, të Gjukanoviçit. Për anëtarësi, zoti Abazoviç i ka votat e deputetëve serb, sepse edhe ata janë, si padroni i tyre, neodashisti Vuçiq në Beograd, për “Ballkanin e Hapur”, thotë profesori.
Ndër të tjera Kelmendi thotë që nëse anëtarësohet Kosova kjo e forcon pozitën e shtetit të Kosovës, ndërsa neofashisti Vuçiq nuk mund të rri në tavolinë kur Kosova i ka simbolet e shtetit.
“Katër shtete në “Ballkanin e Hapur” janë mjaftë domethënëse, aq më tepër, kur z. Abazoviç, si multinacional, nuk punon kokë në vete. Atë e dirigjojnë. Kush? Nuk di! Mirëpo, pjesëmarrja e z.Abazoviq në takimin e Ohrit e shtynë Prishtinën për të menduar. Këtu kuptoj për të shkuar në takim si shtet dhe për të vëzhguar gjendjen, sikundër edhe zhvillimet. Pjesëmarrja nuk është anëtarësim. Në Ohër shkohet si shtet, me simbole të shtetit të Kosovës dhe nëse anëtarësohet Kosova, anëtarësohet vetëm si Republikë e pavarur dhe sovrane. Kjo e forcon pozitën e shtetit të Kosovës, ndërsa neofashisti Vuçiq kërkohet të veproj. Ai nuk mund të rri në tavolinë kur Kosova i ka simbolet e shtetit. Natyrisht se as anëtarësimin në “Ballkanin e Hapur” të Kosovën si shtet sovran, është vështirë të kapërdijë shteti serb. Këtej del se pjesëmarrja është pozitive për shtetin e Kosovës”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.