Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 89 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.954 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.028 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.711 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 458 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.106. Në total numri i rasteve aktive është 103.