Die. Nën 24th, 2024

lajmet e mbremjes, e marte 22.09.2020

***Krahas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, prokurorët e Specialës thuhet se kanë mbledhur prova edhe për tre të akuzuar potencialë, shkruan të martën “Top Channel”, duke u bazuar në një dosje 260-faqëshe.Kjo dosje, sipas Top-Channel, është marrë nga një burim në prokurorinë speciale në Hagë..***Vuçiq: Një marrëveshje politike me Kosovën është ende larg.***“Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka quajtur artificiale përplasjet e presidentit Hashim Thaçi me kreun e LDK-së, Isa Musta, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe..***66 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkaq nuk është konfirmuar asnjë i vdekur. Sipas IKSHPK-se 141 persona janë shëruar..***Përfaqësuesi Special i Presidentit Trump, Richard Grenell në një postim në rrjetin social Twitter, ka thënë se gjatë kësaj jave është bërë një progres i madh në Prishtinë dhe Beograd..***Këtë të premte deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për seancë plenare.Kryeparlamentarja Vjosa Osmani bëri të ditur se të premten do të zhvillohen dy seanca.***Ka përfunduar takimi i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me covid-19, ku pas takimit ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, tha se vlerësimet e përgjithshme rreth situatës epidemiologjike janë stabile dhe paralajmëron lirim të masave antiCovid.***është mbajtur mbledhja e radhës e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ndërsa anëtarët u takuan me një delegacion nga Afrika Qendrore.Është anëtarja e këtij komisioni, njëherit deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka shkruar për këtë vizitë në rrjetin e saj social Facebook.Madje e njëjta ka shkruar se Afrika Qëndrore nuk e ka tërhequr njohjen, duke konfirmuar këtë lajm të mirë.***moti:.Të merkuren parashikohet mot pjeserisht me diell, pasdite me shtim te vranesirave dhe mndesi per reshje e shkarkime rrufesh .Temperaturat do te levizin nga 13-25 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 15208.Të Shëruar:12815, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *