Die. Nën 24th, 2024

30 ditë paraburgim për Qëndrim Januzin, Prokurori Shukri Jashari jep detaje për seancën e mbajtur në QKUK

Seanca ndaj Qëndrim Januzit, i dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hysenit është mbajtur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi Januzi vazhdon të trajtohet në QKUK.

Prokurori i rastit, Shukri Jashari ka thënë për Indeksonline se seanca është mbajtur një ditë më parë rreth orës 17:00.

Poashtu ai ka bërë me dije se Januzit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Fillimisht ai do të qëndroj në spital, e me pas nga aty pasi t’i përmirësohet gjendja do të transferohet në Qendrën e Paraburgimit.

Kujtojmë se një ditë më parë, Policia ka njoftuar se i dyshuari Qëndrim Januzi është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili në ato momente ishte me rroba civile.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *