***I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur të enjten mbrëma se kryenegociatorët e palës kosovare dhe serbe do të takohen të hënën, për t’i vazhduar diskutimet rreth pretendimeve financiare dhe pronës.Por, si ka bërë të ditur ai përmes një shkrimi në Twitter, çështja e Asociacionit nuk do të jetë në rend ditë. Kjo shkaku që, si ka bërë të ditur ai, njëra palë nuk është e gatshme të diskutojë rreth kësaj çështjeje.***“Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, i zgjedhur në gusht të këtij viti po e akuzon rektorin e deritashëm, Marjan Dema për bllokim të një numri të madh të proceseve në UP…***OVL e UÇK-së e shqetësuar me arrestimin e Sali Mustafës, paralajmëron protesta.***Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 63 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet.Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 87 persona. Numri i të shëruarve ka arritur në 12.987. Ndërsa raste aktive janë 1730..***Institucionet s’tregojnë për vendimin e rrënimit të objekteve të kazinove gjatë aksionit në Karaçevë”..***Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi priti në takim përfaqësuesit e Korporatës Financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC-së), Caleb McCarry, Brian Martalus dhe John Jovanovic, bashkë me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.Në këtë takim u diskutua për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.***moti:.Të premten parashikohet mot pjeserisht me diell, .Temperaturat do te levizin nga 14-24 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 15333.Të Shëruar:12987, ***www.rtvarberia.com***