Nënkryetari i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Alban Zogaj ka zhvilluar një ndeshje tenisi me kryeministrin, Albin Kurti.
Madje, ai ka thurur lavde për shefin e ekzekutivit.
Ndeshja është mbajtur në lagjen Tokbaqe të Prishtinës, organizim nga Federata e Tenisit të Kosovës, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Ndërkombëtare të Tenisit -“Tennis Festival 2022”.
Në pamjet e siguruara nga “Indeksonline”, ai shihet duke thënë se “kryeministri ishte fantastik”.