Hën. Nën 25th, 2024

Besnik Tahiri e krahason Kurtin me Zelenskin, por pse!?

Deputeti i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë ditës së shtunë e ka krahasuar kryeministrin, Albin Kurti me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, shkruan IndeksOnline.

Por siç duket jo për diçka të mirë.

Tahiri ka thënë se Kurti si politikan ka arritur të marrë 50% të votave,po ai është kthyer në një komedian i cili flet me fjalime me rima e nuk po merret me çështjet jetike në Kosovë.

Kurse, e përmendi komedianin që u kthye në president të suksesshëm, Zelenskyn, i cili po udhëheq një luftë të pastër e fisnike.

“Albin Kurti si kryeministër i Kosovës ka arritur në këtë funksion, duke qenë një aktivist i suksesshëm dhe një politikan që ka marrë mbi 50% të votave. Tash, prej një politikani është kthyer në një komedian, i cili na flet me fjalime me rima, flet për bojlera e filtera, na tregon sa duhet ta duamë Kosovën, por nuk merret me çështjet jetike të këtij vendi.

Përderisa, në anën tjetër të globit, presidenti Zelenski prej një komediani e humoristi është kthyer në një lider inspirues që udhëheqë një luftë fisnike.

Kosova është në luftë ekonomike, në luftë me varfërinë. Asnjë zyrtari publik nuk i është rritur paga, qe një vit e gjysmë i gënjejnë për pagën minimale e cila është më e vogla dhe nuk ka asnjë ndihmë për qytetarët”, tha ai

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *