Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, bëri të ditur se me iniciativë të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, janë dorëzuar në Prokurori plotë shkelje në Autoritetin Rajonal për Pellgje Lumore (ARPL).
Sipas tij, Grupi Punues ka audituar të gjitha projektet në fushën e ujërave që janë dhënë nga ARPL-ja, gjatë pesë viteve të fundit.
“Përgjatë këtyre që ishin pjesë e auditimit, janë nënshkruar kontrata për rregullimin e shtretërve të lumenjve në vlerë prej 130 milionë eurosh, ndërkaq janë bërë pagesa rreth 43 milionë euro, por cili prej shtretërve të lumenjve është i rregulluar?!”, shkroi Manxhuka në FacebooK