Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Sllovenisë në Prishtinë, Minca Benedejçiq me të cilën diskutoi për zhvillimet në vend dhe rajon.
Gjatë takimit, ambasadorja Benedejçiq ia dorëzoi presidentes Osmani ftesën e presidentit të Sllovenisë Borut Pahor për të realizuar vizitë zyrtare në këtë vend gjatë muajit korrik.
Presidentja Osmani ka pranuar ftesën, duke theksuar se vizita do të kontribuojë në thellimin e mëtejmë të raporteve ndërshtetërore në fushat e interesit të dyanshëm, thuhet në komunikatë.