Daut Haradinaj i ka dalur në përkrahje veteranëve të luftës, pas protestës së tyre të sotme tek Kuvendi i Kosovës.
Haradinaj ka thënë se protesta e sotme paqësore e veteranëve, tregon mirë për gjenezën e krijimit të institucioneve që gëzojmë sot si shtet i ri.
“Mostrajtimi i kërkesave të tyre modeste, është mëkat kombëtar. I kemi akoma të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë”, tha Haradinaj.