Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë drejt Kosovës për vizitë zyrtare.
Ai pritet të mbërrijë në Kosovë nesër, 10 qershor, i shoqëruar nga një delegacion
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka nisur përgatitjet që ky udhëtim i Scholz të shoqërohet me siguri të plotë.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta” ka njoftuar Policia.
Policia e Kosovës thotë se do të kujdeset që të ketë qetësi dhe rend publik gjatë kohës së vizitës së kancelarit gjerman