Hën. Nën 25th, 2024

Pagesa e policës së sigurimit, kështu mund të rimbursohen mërgimtarët që kanë paguar

Sami Mazreku drejtor i Byros Kosovare të Sigurimit (BKS), ka folur në lidhje me subvencionimin e policës së sigurimit, për bashkëatdhetarët të cilët vijnë nga diaspora.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka ndryshuar formën e subvencionimit të policës kufitare, e cila tani dallon nga ajo e kaluara.

Të gjithë ata që hyjnë në Kosovë, duhet ta paguajnë për Policën e Sigurimit por me vendimin e ri do të ketë dallime nga viti i kaluar, sepse tash duhet që bashkëatdhetarët aplikojnë për rimbursimin e mjeteve.

Mazreku ka sqaruar, se ata kanë bërë një njoftim në media, në pika kufitare dhe se po ashtu në ato pika e kanë sqaruar se mjetet e paguara mund të rimbursohen.

“Në këtë viti diaspora do të paguaj polisen, por ne si BKS- së kemi vendosur QR codin nëpër mjete të cilët e kanë mundësinë që të të mbushin aplikacionin për rimburismin e mjeteve”, ka theksuar ai.

Mazerku ka përfunduar duke thënë se ata do t’i verifikojnë pagesat e policës së sigurimit se janë apo nuk janë valide.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *