Die. Nën 24th, 2024

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës tregon pse Edi Rama është duke e mbrojtur UÇK-në

Për ish-diplomatin, Anton Berisha është krejt normale që një shteti që i përfshihet emri në një raport të tillë siç është ai i Dick Marty-t, kryeministri i atij vendi duhet të reagojë në momentin kur nuk ka fakte për atë çështje.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka folur në lidhje me temën se kush është duke e mbrojtur më shumë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka thënë se raporti i Dick Marty-t e kishte përfshirë dhe vetë Shqipërinë për shkak të Shtëpisë së Verdhë, ku flitej për trafikim organesh.

Sipas Berishës, reagimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama kishte bazë sepse në akuzë bëhej fjalë për përfshirjen e Republikës së Shqipërisë.

Ai ka vazhduar t’i sqarojë disa dimensione pse Kryeministri i Shqipërisë, Rama kishte reaguar në lidhje me këtë temë ku ka thënë se “për vetë faktin që është përfshirë shteti i tij, është normale që të reagojë”.

Tutje ai ka shtuar se është e ditur se dy shtete Kosova dhe Shqipëria, përbëhen nga një komb i njëjtë që është lidhje e fortë për çka nuk duhet të jemi inferiorë.

“Shqipëria dhe Kosova përbëhen nga e njëjta popullatë”, ka shtuar ai.

Ndërsa dimensioni i fundit për Berishën është se mund të jetë se Rama këtë është duke bërë nga vullneti i mirë i tij që ta përmirësojë imazhin e Kosovës pasi sipas tij “qëndrimet e Edi Ramës për UÇK-në janë të njohura”.

Për të raporti i Dick Marty-t është në dëm të gjithë kombit shqiptar e jo vetëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka hedhur dyshime nëse Edi Rama këtë iniciativë e ka bërë në konsultim me shtetet e tjera apo është vetëm një nismë e tij./Rtv Dukagjini/

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *