Sht. Nën 23rd, 2024

Kurti e Rizvanolli takohen me Ndihmës Sekretarin e Energjisë, Andrew Light

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli janë pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Energjisë, Andrew Light në Departamentin e Energjisë të ShBA-ve.

Kryeministri Kurti ka shpalosur punën sistematike që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e bërë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, që kontribuon në krijimin e ambientit të përshtatshëm për zhvillim ekonomik dhe për tërheqje të investimeve të huaja.

Tutje, Kryeministri Kurti theksoi që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëllime dhe prioritete të përbashkëta për një sektor të pastër dhe efiçient të energjisë. Qëllime këto të cilat janë bërë edhe më kritike pas situatës aktuale në botë e cila ka dëshmuar që energjia e pastër dhe efiçienca nuk janë vetëm metoda për të luftuar ndryshimet klimatike por gjithashtu për të garantuar siguri të furnizimit si dhe pavarësi nga burimet fosile që vijnë nga shtetet autoritare.

Ndihmës Sekretari Light ka shprehur mirënjohje për avancimin që Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë për një kohë kaq të shkurtër, si dhe ka uruar Kryeministrin dhe Ministren për arritjen e marrëveshjes së programit kompakt me MCC-në. Ndihmës Sekretari Light është shprehur tejet i lumtur për të vazhduar partneritetin e ngushtë me Kosovën në sektor të energjisë, sektor ky ku synimet e dy shteteve janë të përbashkëta.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës sa i përket zhvillimit të sektorit të energjisë, veçanërisht përmes agjencive zhvillimore si USAID dhe MCC, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për Strategjinë afatgjatë të Energjisë të Kosovës, si dhe për zhvillimin e kapaciteteve akumuluese.

Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli i ka prezantuar Ndihmës Sekretarit Light punën që është duke u bërë aktualisht përmes Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 e cila ka vizion afatgjatë drejt dekarbonizimit deri në vitin 2050 me qytetarët e në veçanti grupet e cenueshme në qendër të saj.

Ministrja Rizvanolli ka falënderuar Ndihmës Sekretarin Light për gatishmërinë për partneritet me Kosovën për zhvillim ekonomik, me fokus në sektor të energjisë, qoftë përmes P-TECC ku Kosova është ftuar të marrë pjesë për herë të parë në 2021, ose përmes mekanizmave tjerë të bashkëpunimit në sektor.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *