Pre. Nën 22nd, 2024

Abdixhiku: Realizimi i investimeve kapitale më i ulëti në dekadën e fundit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar sërish Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti për mos punë. Duke u ndalur te realizimi i investimeve kapitale në Kosovë, ai tha se është më i ulëti në gjithë dekadën e fundit.

Ai shtoi po kalon viti i dytë qeverisës, vera e dytë e kohës së punimeve, dhe asnjë projekt kapital nuk po merr formë në vendin tonë. Sipas tij, as edhe një shenjë e lënë.

“Kur keni parë kryeministrin e Kosovës të fillojë, përurojë apo edhe të flasë për ndonjë projekt madhor kudo në Kosovë? Cilën vendpunishte me punëtorë e ka nisur ai apo kjo Qeveri deri më sot? Premtimet e 40 çerdheve në Kosovë, të 4000 banesave sociale, të rrugëve rajonale, bankave zhvillimore e aseteve sovrane – nuk kanë filluar as edhe në letër. Dhe për aq sa merr kohë një projekt të nis e përfundojë, edhe dy verat e ardhshme të këtij mandati do të shkojnë pa asnjë shenjë të lënë”, shkroi Abdixhiku.

Ai tha se Kosova ka nevojë për zhvillim e, sipas tij, zhvillimi nuk mund të reduktohet në disa transakcione bankare të skemave sociale.

“S’është ekonomia kaq e thjeshtë e shteti s’është vetëm bankë. Kosova megjithatë ka nevojë për projekte të guximshme dhe të mëdha; për investime kapitale në spitale, shkolla, infrastrukturë rrugore, stadiume, salla kulturore e në energji – në pothuajse çdo fushë të jetës publike”, shtoi ai.

Abdixhiku deklaroi se fukarallëku mendor i kësaj Qeverie po prodhon tkurrje kolektive të gjithë shoqërisë sonë.

“Kosova sot duket e trishtë krahasuar me tempon e punimeve në secilin shtet në rajon. E në mungesë të projekteve kapitale, le të mjaftohemi me foto shëtitëse, arrogancë qeverisjeje e arsyetime të 20 viteve të shkuara. Është më e lehtë kjo”, përfundoi ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *