Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident me fatalitet në Mitrovicë.
5-vjeçari derisa po ngiste biçikletën u godit nga një veturë në lëvizje.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zaiti.
“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçarë”, tha ai