Hën. Nën 25th, 2024

LDK: Qeveria premtoi 90 milionë euro subvencione, por sektori i energjisë drejt bankrotimit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, vlerëson se edhe pse Qeveria e Kosovës premtoi subvencionim prej 90 milionë eurove për energjinë, sektori i energjisë është drejt bankrotimit.

Mustafa, mes tjerash, konsideron se Zyra e Rregullatorit të Energjisë është kthyer në departament të Qeverisë së Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Kjo konferencë sot është paralajmërimi i radhës se Qeveria ende nuk ka ndërmarrë asnjë masë apo hap konkret që qytetarëve tanë në këtë dimër mos t’u shtohet edhe një barrë në gjepin e tyre”.

“Qeveria premton 90 milionë euro subvencione për energjinë ndërsa sektori i energjisë po shkon drejt bankrotimit, aq e rënduar është gjendja dhe aq të pakoordinuara janë veprimet e qeverisë sa që edhe ZRrE-ja është shndërruar në departament të qeverisë”, tha Mustafa.

Tutje, ai në një konferencë për media tha se qeveria është duke injoruar krizën edhe inflacionin e lartë duke u arsyetuar me rritje ekonomike të pashembullt.

Teksa vlerëson se në këtë krizë të madhe, më e varfër është përgjigja e Qeverisë së Kosovës teksa përballë qytetarëve luajnë rolin e spektatorit.

“Në këtë krizë të madhe edhe më e varfër është përgjigja e Qeverisë së Kosovës me masa që mbështesin qytetarin e Kosovës. Përderisa qytetarët e Kosovës po përjetojnë gjendjen e rendë me përqindje enorme të inflacionit dhe çmime statosferike të produkteve bazike të cilat nga muaji në muaj vetëm po shkojnë duke u rritur – pushteti ka zgjedhur ta luaj rolin e spektatorit”, tha Mustafa

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *