Shefi i stafit në kabinetin e Presidencës Blerim Vela ka reaguar ndaj propagandës së mediave serbe dhe Beogradit zyrtar në raport me Kosovën.
Në një postim në Twitter, Vela ka thënë se mediat pro regjimit të Serbisë po përforcojnë dezinformatat e promovuara nga Vuçiq gjatë konferencës së djeshme për shtyp.
“Asnjë shqiptar nga Kosova nuk iu bashkua luftës në Ukrainë, asnjë çeçen apo çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës”, ka shkruar Vela.
Ndryshe, dje, shefi i stafit në kabinetin e Presidencës Blerim Vela ka akuzuar Beogradin zyrtar për presion ndaj qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare.
Vela ka thënë se një numër i madh i qytetarëve, përshirë edhe serbët e Kosovës, janë intervistuar e arrestuar në pikat kufitare Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se Vuçiq duhet ta dijë se ky presion i stilit Millosheviq do të dështojë.