Komunikata e plotë:
Prishtinë 27 gusht, oficerët doganor në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në bashkëpunim mePolicinë e Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë ku edhe janë gjetur cigare të kontrbanduara.
Fillimisht automjeti nuk i është bindur urdhërave të zyrtarëve doganor për të u ndaluar dhe ka tentuar të ikë, mirëpo falë profesionalizimit te zyrtarëve doganor dhe policor është arritur që të ndalohet automjeti kurse vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me ketë rast në automjet janë gjetur 250,000 copë cigare pa banderola të kontrabanduara. Shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885.00 Euro.
Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria dhe kanë filluar hetimet penale, automjeti dhe mallrat (cigaret) janë sekuestruar.
Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi