Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Vjenë pas vizitës që pati në Prishtinë dhe Beograd.
Lajçak bën të ditur se aty ju drejtua pjesëmarrësve të Iniciativës së Bashkëpunimit Ndërparlamentar për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE.
Emisari nuk bën të ditur se çka konkretisht tha, por se shprehet i kënaqur që ishte pjesë e këtij organizimi.
“I kënaqur që pata mundësinë t’u drejtohem pjesëmarrësve të Iniciativës së Bashkëpunimit Ndërparlamentar @KASonline për Ballkanin Perëndimor në Vjenë për të diskutuar të ardhmen e rajonit në BE”, ka shkruar Lajçak në Twitter.