KEDS ka njoftuar se është përkeqësuar situata e furnizimit me energji elektrike në Kosovë.
Kjo ka ndodhur për arsye se ka rënë nga sistemi njësia A3, e cila ka të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike, shkruan IndeksOnline.
”KOSTT-i ka kërkuar sot nga KEDS që si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë A3, të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike. Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme.”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
”Aktualisht kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, kërkojmë nga të gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike. Përdorimi i saj në mënyrë efiçiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër.” ka njoftuar KEDS.