Sht. Nën 23rd, 2024

Armend Mehaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për çdo mision ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ushtria e Kosovës është e gatshme për çdo mision ushtarak.

Sipas tij, trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s, njofton Klan Kosova.

“Në kuadër të përgatitjeve për ushtrimet e radhës, Regjimenti i parë i Këmbësorisë është në fazën Intensive të trajnimit dhe përgatitjes së njësive të saj”.

“Trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur FSK së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie”.

“Trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *