Enj. Dhj 26th, 2024

Greva e BSPK-së/ Limaj: Kosova po rrëshqet drejt një qeverisje autoritare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se fatkeqësisht cdo ditë në Kosovë ka zhvillime jo tëmira për vendin.

Limaj në një konferencë për meida ka thënë se shteti është ndërtuar më shumë mund e sakrificë.

I pari i Nismës thotë se Kosova po drjetohet nga njerëz që po bëjnë eksperimente të mëdha me shtetin e tyre.

Sipas tij, shteti është personalizuar dhe po rrënohen e çmontohen ato që janë ndërtuar tash e 20-vite.

Kreu i Nismës ka kritikuar qeverinë për qasjen në raport me grevat e BSPK-së.

“Në vend që Qeveria e Kosovës të bashkëpunoj e dialogojë me të gjitha grupet e intersit të vendit, për të gjetur zgjidhje e mundësuar që secili në rolin e vet ti kryej detyrat sic e ka përcaktuar dhe t’i japin kuptim shoqërisë sonë, Qeveria ka zgjedhur një rrugë që nuk ka shembull në një vend demokratik. Në vend që të hap rrugën e dialogut, ajo sulmon, shan e përjashton”, ka thënë ndër të tjera ai.

Kosova, sipas tij, po rreshqet drejt një qeverisje autoritare, e cila nuk e njeh gjuhen e komunikimit dhe bashkëbisedimit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *