Sht. Nën 23rd, 2024

Kurti në HardhFest, rithekson mbështetjen për prodhimet vendore

Në ditën përmbyllëse të festës së vjeljes së rrushit, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan festivalin HardhFest.

Duke ritheksuar mbështetjen e Qeverisë për prodhimet vendore, kryeministri Kurti përgëzoi organizatorët për përkushtimin e tyre në organizimin e festivalit, si dhe promovimin e kulturës së rrushit.

Edicioni i 20-të i këtij festivali, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përgjatë tri ditësh ofroi program të pasur artistik dhe kulturor. I organizuar në vreshtat e Rahovecit, HardhFest solli rrush të shijshëm, aktivitete rekreative, vizita në vreshta, muzikë e poezi.

Nën sloganin “Ca kokrra rrushi”, edicioni i sivjetmë i HardhFest iu dedikua poetit të ndjerë, Xhevdet Bajraj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *