Sht. Nën 23rd, 2024

AKK-ja deklaratat e Kurtit dhe Muratit i cilëson si të pabazuara në argumente

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka ngritur shqetësim në lidhje me deklaratat e fundit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, sa i përket pagave të pjesshme për shërbyesit civil që janë në grevë. AKK deklaratat i konsideron si të pabazuara dhe kërkon nga niveli qendror mos të bëjnë presion.

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, në një intervistë për IndeksOnline bëri të ditur se shqetësimi kryesor ishte mundësia e fillimit të vitit të ri shkollor. Në lidhje me deklaratën e Ministrit Murati, që pagat do të paguhen të pjesshme, Ibrahimi tha se ligji është më i fortë se sa deklaratat politike.

“Sa i përket deklaratës së Ministrit Murati, kundrejt nivelit lokal që pagat do të paguhen në mënyrë të pjesshëm, mirëpo kryetarët e ngritën këtë shqetësim dhe kërkuan që pagat të paguhen të plota dhe jo në mënyrë të pjesshme ashtu siç deklaroi ministri. Dje zyrtarët publik në nivel lokal por edhe shërbyesit civil i paguan pagat e plota, kjo nuk mund të ndodh ndryshe sepse aftat ligjore janë të përcaktuara. Me 10 gusht, të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, i kanë dorëzuar listat e pagave, kurse me legjislacionin në fuqi deri me datën 5 tetor duhet pagat që të paguhen tek zyrtarët publik dhe shërbyesit civil. Kjo ndodhi përkundër zotimeve të ministrit Murati që kjo nuk do të ndodh, por po shihet që ligji është duke funksionuar dhe ligji është më i fortë se sa deklaratat politike”, tha ai për IndeksOnline.

Ibrahimi kërkojë nga ekzekutivi që të këtë një dialog mes krerëve të SBASHK-ut, në mënyrë që procesi mësimor të fillojë sa më parë.

“Kryetarët e komunave janë të shqetësuar sa i përket situatës në teren, sa i përket çështjes së niveli qendror nuk është duke dialogar më partnerin tjetër social, në këtë rast SBASHK-u, në mënyrë që procesi i mësimit të fillojë. Është domosdoshmëri e kohës që të ulen të dialogojnë këto dy palët sepse qytetarët e komunave të Kosovës janë dukë e pësuar, janë dukë pësuar nxënësit dhe prindërit, për këtë arsye nuk e dimë se perse është ky hezitim që mos të fillohet një dialog i mirëfilltë dhe sinqert”, ka thënë Ibrahimi.

Kreu i AKK-së gjithashtu foli sa i përket deklaratës së fundit të kryeministrit Kurti i cili tha se komunat po veprojnë në mënyrë antishtetërore. Ibrahimi e cilësoi këtë deklaratë si të pabazuar në argumente si dhe kërkojë nga niveli qendror të mos bëjnë presion.

“Deklarimet e kryeministrit Kurti kundrejt nivelit lokal, ku tha se komunat janë duke vepruar ne mënyre antishtetërorë, kryetarët e komunave gjithashtu reaguan duke e cilësuar si një deklaratë të pabazuar në argumente, sepse duhet të merret parasysh shumica absolute e kryetarëve të tanishëm të komunave të Republikës së Kosovës, kanë vuajtur dhe janë dergjur nëpër burgjet e Serbisë që të kemi shtetin e sotëm e shumë kryetarë kanë luftuar në luftën e fundit në Kosovë që të kemi shtet. Gjithashtu dje patëm një deklaratë tjetër nga ministri Murati, i cili kërkoj nga komunat që të dërgojnë listën e grevistëve në mënyrë që ata mos të kenë pasoja, në atë kuptim që mos të kenë një auditim special, duhet ditur që komunat përgjatë vitit auditohen nga auditori i brendshëm i komunës, por gjithashtu edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, është mirë që niveli qendror të mos bëjë presion”, vijojë Ibrahimi.

Ai për IndeksOnline foli edhe për Projektligjin për Pagat, i cili sipas kryetarëve te komunave është vonuar në procedim dhe kërkojnë nga Ministria të procedojnë në parlament dhe të shkurtohet afati sa më shumë që është e mundur

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *