Sht. Nën 23rd, 2024

Presidentja Osmani: Marrëveshja për asociacionin bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka kërkuar formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një konferencë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, presidenti Pahor tha se me Kosovën kanë shumë qëndrime të përbashkëta, por kanë dallim në implementimin e marrëveshjeve të Brukselit me Serbinë.

“Sllovenia dhe Kosova kanë shumë qëndrime të përbashkëta, por një dallim është implementimi i marrëveshjeve të arritura. Në mes të tyre është edhe formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Mirëpo, presidentja Osmani tha se marrëveshja për asociacionin bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Ajo marrëveshje bie ndesh me rendit kushtetues të Kosovës. Ne do të respektojmë vendimin e kushtetueses. Lista e marrëveshjeve që nuk ka zbatuar Serbia është shumë e gjatë”, tha ajo.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *