Me komunat Pejë, Deçan, Junik, Gjakovë e Istog, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, organizoi sot takim, ku në qendër të vëmendjes ishte Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Linda Çavdarbasha, zëvendësministre në këtë dikaster, bëri të ditur se në këtë takim u shpalos drafti përfundimtar me ndryshimet e bërsa së fundmi sa i përket planifikimit hapësinor të këtij parku.
Sipas Çavdarbashës, ky plan nuk gjeti fuqizim që nga viti 2013, dhe kësisoji ka sjellë probleme për menaxhim dhe investime në parkun kombëtar.
“U dakorduam që ky dokument është jetik për zhvillim, jo vetëm brenda zonës parkut por edhe për komunat. Pas komenteve finale nga ta do të kalohet në fazat e tjera të cilat do të qojnë deri tek miratimi i planit hapësinor në Kuvend” deklaroi Çavdarbasha.