Die. Nën 24th, 2024

Kurti kujton 11 shtatorin: Sot kujtojmë për të mos i harruar kurrë gati 3 mijë jetë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sulmin e bërë më 11 shtator, në kullat binjake të New Yorkut.

Ai ka shkruar në Facebookun e tij zyrtar që kjo ngjarje u përcoll nga shqiptarët me ndjenjë frike e zemërimi, sidomos pasi ndodhi vetëm dy vite pas çlirimit të Kosovës, atëherë kur “aroma e shkrumbit akoma ndjehej nga shtëpitë e djegura”.

“Pavarësisht se sa vite kalojnë, mjafton të përmendim datën 11 shtator dhe ne kthehemi mënjëherë në atë ditë të errët. Sot kujtojmë për të mos i harruar kurrë gati 3 mijë jetë të bukura, nga më shumë se 90 shtete, që u morën mizorisht” shkroi Kurti.

Kryeministri shtoi se sulmuesit shpresuan që ky sulm do të dobësonte Amerikën, por qëndresa e ShBA-së dëshmoi se asnjë akt terrori nuk ndryshon karakterin e kombit amerikan.

“Ne sot bashkëndjejmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së bashku do të sigurohemi që terrorizmi dhe ligësia nuk do të triumfojnë kurrë” përfundoi kryeministri Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *