Mër. Nën 27th, 2024

Qehaja: Deklaratat e Kurtit për ekzistimin e rrezikut të një sulmi ushtarak nga Serbia janë të bazuara

SHPËRNDAJE
0
0
PËLQEJE
15:34 / E Diele, 18 Shtator 2022 / LBQehaja: Deklaratat e Kurtit për ekzistimin e rrezikut të një sulmi ushtarak nga Serbia janë të bazuara

Ulja e barkut gjatë natës me një truk të thjeshtë!
BITTER MELON SLIM
Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, i ka komentuar dy deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti për ekzistimin e rrezikut të një sulmi ushtarak serb ndaj Kosovës.

Qehaja në një postim në Facebook, shkruan se këto deklarata janë të bazuara dhe nuk kanë të bëjnë me shmangien nga problemet e brendshme.

Qehaja thotë se armatosja e ushtrisë serbe me armatim kryesisht ofansiv nga Rushia, e së fundi nga Kina, e tejkalon nevojën e mbrotjes së Serbisë, kjo bazuar në nivelin real të rrezikshmërinë në rajon.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Qehajes:

Me shkas

Si njohes i mire i doktrines tradicionale dhe strategjise ushtarake serbe, desha te komentoj dhe argumentoj dy deklaratat e fundit te Kryeministrit te Kosoves z. Kurti per ekzistimin e rrezikut te nje sulmi ushtarak serb ndaj Kosoves.

Kujtoj se keto deklarata ishin te bazuara dhe nuk kane te bejne, sic thone disa, me tentativen e shmangies nga problemet e brendshme dhe zhvendosjen e vemendjes diku tjeter – ne rrezikshmerine nga angazhimi luftarak serb ndaj Kosoves.

Armatosja e Ushtrise serbe me armatim kryesisht ofanziv nga Rusia e se fundi edhe nga Kina e tejkalon nevojen e mbrojtjes se Serbise, kjo bazuar ne nivelin real e faktit te rrezikshmerise ne rajon. Organizimi i dhejtera trajnimeve, ushtrimeve, manovrave ne bashkepunim te ngushte me komandat dhe njesitet ruse me emertime si “Vellazeria Sllave” nuk mund te trajtohen thjesht si nje demonstrim force.

Tutje, shprehja ne menyre te hapur nga disa politikane serb te pretendimeve luftarake (ushtarake) ndaj territorit te Kosoves ne ç’drejtim eshte shquar sidomos kryetari aktual serb, Vucic, dhe deklarata e tij me e re e para dy diteve duke folur para oficereve te posa diplomuar ne Akademine Ushtarake ne Beograd, se nuk do te japin asnje pellemb te terriorit serb duke e permendur ketu edhe territorin e Kosoves, jane argumente shtese ne favor te tezes qe sulmi ushtarak nga Serbia megjithate nuk mund te perjashtohet.

Nese keto dhe nje spekter i gjere i argumenteve tjera nuk jane te mjaftueshme per nje vlersim real te rrezikshmerise ushtarake serbe ndaj Kosoves, atehere me siguri se po ja bejme qefin vetit (duke argumentuar elementet antilufte etj) dhe ate nga njerez jo kompetent per kete fushe. Sipas tyre ne nuk duhet te bejme pergatitje vetembrojtese sepse gjeja se, rreziku luftarak serb ndaj Kosoves ose ndaj nje pjese te terriorit te saj nuk ekziston e qe sipas mendimit time eshte vleresim tejet i gabuar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *