Dy ditë më parë pronari i një biznesi në Pejë, (R.T) përderisa ishte ndalur në një lokal në Raushiq të Pejës, i kishte ndodhur një e papritur.
Dyshohet se një punonjës i këtij lokali, (H.A) kishte arritur t’ia marrë çelësat e veturës dhe së bashku me dy persona tjerë, (E.H dhe M.A) kanë arritur që nga vetura e tij, t’ia marrin një çantë dorë në të cilin kishte 20 mijë euro dhe dokumente personale.
Burime të Indeksonlinë bëjnë me dije se tre të dyshuarit i kanë ndarë paratë e vjedhura mes vete, ndërsa dokumentet i kanë asgjësuar. Policia ka arritur që t’i arrestoj të dyshuarit të cilët do të dalin sot para gjykatës.
Poashtu bëhet e ditur së paratë e vjedhura janë konfiskuar nga Policia e Kosovës