Sht. Nën 23rd, 2024

Xhelal Sveçla e kthen sërish në krye të AME-së, Fadil Kodrën

Fadil Kodra është kthyer sërish në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhim Emergjent. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot ka nënshkruar vendimin ku Kodrës do ti kompensohet paga nga data 17.07.2022 deri në ditën e nxjerrjes së këtij vendimi.

Lajmin për kthim në pozitën e njëjtë, e ka publikuar avokati i Kodres, Faton Fetahu, transmeton IndeksOnline.

Kthimi i tij në krye të AME-së erdhi pas vendimit që mori ditë më parë Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

“Ju njoftoj se sapo pranova Vendimin e Ministrit të Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, me të cilin z. Kodra kthehet në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent. Siç e dini, vendimi i mësipërm është rezultat i zbatimit të vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilin u aprovua ankesa dhe u obligua ministria që ta kthejë z. Kodra në pozitën e punës nga ku ishte shkarkuar kundërligjshëm”, ka thënë Fetahu.

Pas vendimit të sotëm, sipas avokatit mund të themi se u përmbyll tërësisht dhe suksesshëm beteja juridike e filluar tre muaj më parë.

“Me këtë rast, nuk mund të mos e falënderoj edhe publikisht z. Kodra për besimin që ma ka dhënë për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e tij juridik në këtë betejë. Siç e kam theksuar edhe në fillim, z. Kodra nuk është një emër i zakonshëm – i cili për dy dekada pas lufte, ka shërbyer me nder dhe përkushtim në institucionet ku ka punuar – por mbi të gjitha, ai është një nga gjeneralët më të shquar të ushtrisë tonë të lavdishme – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është njëri ndër etërit e celulave të para të saj”, ka deklaruar avokati.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *