Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.
Dyshja u takuan në New York, ku patën rastin të bisedojnë mbi demokracinë, me theks të veçantë për fuqizimin e gruas.
“Bota është më paqësore, më e drejtë dhe demokratike kur dëgjojmë zërat e grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Kënaqësi të flas me Kryeministrin e Zelandës së Re, Jacinda Ardern në New York mbrëmë” shkroi Osmani në Twitter.
Presidentja ndau edhe një fotografi me kryeministren Ardern.