Die. Nën 24th, 2024

Osmani dhe kryeministri i Sllovenisë flasin për liberalizimin e vizave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit, si dhe për raportet e shkëlqyera ndërshtetërore.

Presidentja Osmani ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës.

“Jemi të përkushtuar për t’i koordinuar hapat e mëtejmë”, ka deklaruar Presidentja Osmani.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *