Die. Nën 24th, 2024

Policia jep detaje për rastin ku një veturë u gjuajtë më armë zjarri nga një person në motoçikletë

Policia e Kosovës është deklaruar për rastin ku një person në një motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture.

Në nëj përgjigje për Indeksonline, Flora Ahmet inga Policia e Kosovës ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurinë, kanë ndemarrë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, i cili, sipas saj, është cilësuar vrasje në tentativë.

Deklarata e plotë e saj për Indeksonline:

Rreth orës 15:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Arbnor dhe Astrit Dehari në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar, nga një motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar vrasje në tentativë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *