Die. Nën 24th, 2024

E konfirmon ministri Çeku: Shtatë palestra të xhudos do të ndërtohen në Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për programin e xhudos që është miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Në mbledhjen e saj të 99-të Qeveria e miratoi vendimin për programin Kosova shtet i xhudos që është një kornizë strategjike e veprimit për pesë vjetët e ardhshme në vlerë prej 12 milionë eurosh.

“Programi Kosova shtet i xhudos u shërben qëllimeve strategjike të institucioneve shtetërore të Kosovës, pra është përtej sportit. Duke e zhvilluar tutje sportin e xhudos, synon të ndikojë në mirëqenie të rritur shoqërore në shëndet publik dhe në promovimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovë”, ka thënë ministri Çeku në foltoren e Kuvendit.

Çeku i ka përmendur sërish pikat e këtij programi, si dhe ka folur për rezultatet konkrete që i synojnë.

“Çka konkretisht përmban programi shteti i xhudos janë gjashtë pika: infrastruktura e përmirësuar fizike, fuqizimi i kapaciteteve trajnuese, masivizimi i sportit të xhudos, mbështetje për trajnerët dhe sportistet elitare, organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vendin tonë dhe promovimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës”.

Ai tha se rezultate konkrete të synuara në kuadër të infrastrukturës janë zgjerimi i qendrës nacionale të xhudos në Pejë dhe ndërtimi i shtatë xhudove ose i palestrave të xhudos në shtatë qendrat kryesore urbane të vendit tonë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *