Die. Nën 24th, 2024

Gërvalla niset për Nju Jork, do ta përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, është nisur për Nju Jork, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kështu ka njoftuar ministria e Punëve të Jashtme në një komunikatë dërguar medieve.

“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, është nisur për Nju Jork, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë së cilës do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për Kosovën. Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla do t’i paraqesë të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit”, thuhet ndër të tjera në komunikatën dërguar medieve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *