Die. Nën 24th, 2024

Përveçse draft, është pa autor – Qeveria për “draftin gjerman” për asociacionin:

Për Qeverinë e Kosovës, çdo asociacion që karakter themeltar ka etninë, bie ndesh me Kushtetutën dhe karakterin e shtetit.

Kështu ka thënë zëdhënësi i këtij institucioni, Përparim Kryeziu, i cili komentoi “draftin gjerman” që ka qarkulluar në media për sa i përket statutit të asociacionit, duke thënë se ai përveçse është draft, është edhe pa autor.

“Qëndrimi jonë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kanë nevojë për integrim, jo izolim. Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar sot në media, ai përveçse draft, është pa autor”, është shprehur Kryeziu.

Më tej, Kryeziu tha se si qeveri kanë kushtetutshmëri dhe ligje, të cilat sipas tij, do t’i respektojnë dhe mbrojnë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *